Gjenden në mal 2 të rinj të pajetë, policia zbardh detajet…

Jugulajm.net
1 Min Read

Policia ka dalë me një deklaratë pas gjetjes së dy të rinjve pa shenja jete në një zonë malore, që dyshohen se janë emigrantë të paligjshëm.

“Më datë 04.04.2026, rreth orës 17:00, në malin e Kamenicës, Korçë, në vendin e quajtur “Qyngji”, janë gjetur të pajetë dy shtetas të huaj (dyshohet se janë emigrantë nga Afrika), rreth moshës 20–22 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupave të tyre, nuk janë konstatuar shenja dhune”, sqaron policia.

Sakaq, pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës së këtyre shtetasve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article