Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Radhimës.
Sipas informacioneve paraprake, aksioni pritet të përqendrohet në shembjen e një restoranti, si dhe disa banesave që dyshohet se janë ndërtuar në kundërshtim me ligjin.
Në terren ndodhen strukturat përkatëse dhe pritet ndërhyrja në vijim.
Ende nuk ka detaje të plota mbi objektet konkrete apo reagimet e banorëve.




