EMRI-FOTO/ Shpallet në kërkim Drejtori i burgut, Policia i gjeti 3 mijë rrënjë kanabis në shtëpi

Jugulajm.net
1 Min Read

Një shtëpi bari është zbuluar këtë të enjte pas një operacioni të Policisë së Shtetit.

Bëhet me dije se ambienti ku zhvillohej kjo veprimtari e jashtëligjshme dyshohet se është në pronësi të drejtorit të burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa i cili po ashtu është shpallur në kërkim.

Raportohet se janë gjetur mbi 3000 rrënjë kanabisi në ambientin e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.

Ende nuk ka një reagim në lidhje me këtë aksion nga Policia e Shtetit, e cila pritet që të japë detaje në lidhje me zbulimin e kësaj shtëpie bari.

Po ashtu mediat raportojnë se pas zbulimit të lëndës narkotike dhe shpalljes në kërkim nga policia, Hasa është pezulluar nga detyra.

Drejtori i Burgut të Rrogozhinës Bilal Hasa, më parë ka mbajtur pozicionin e kryetarit të njësisë administrative Gjocaj në Peqin.

Share This Article