Moti i keq, IGJEUM: Rrezik nga rritja e prurjeve në lumenjtë, ja çfarë parashikohet…

Jugulajm.net
2 Min Read

Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë këtë të martë një parashikim për kushtet e motit me reshje, që ka prekur pjesën më të madhe të vendit.

Sipas të dhënave, vijimi i reshjeve pritet të ketë ndikim edhe në rritjen e prurjeve të lumenjve të mesëm dhe atyre të mëdhenj. Më konkretisht, pritet rritje e prurjeve në lumenjtë Drin-Buna, Liqeni Shkodrës, lumi Mat, Shkumbin, Ishëm, Erzen, Seman dhe Vjosë.

Reshjet:

Sot pasdite (e martë, datë 17) priten reshje mesatare në qarqet Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, shoqëruar me shtrëngata, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta.

Në Veri, Lindje dhe Jug Lindje të vendit, në lartësitë mbi 900 m nga niveli i detit reshjet pritet të jenë në formë dëbore, më të përqëndruara në Veri të vendit.

Sot shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rënie gurësh e inertesh dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër.

Sipas llogaritjeve hidrologjike, si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë, të rëna gjatë dy ditëve të kaluara, të cilat pritet te rikthehen ditën e Enjte dhe të Premte (19-20 Shkurt 2026), do të ketë rritje të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Drin-Buna, Liqeni Shkodrës, lumi Mat, Shkumbin, Ishëm, Erzen, Seman dhe Vjosë.

Temperaturat:

Nesër (e mërkurë, datë 18) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 8 / 12 °C

në vendet e ulëta: 3 / 10 °C

në vendet malore: -3 / 3 °C

Era:

Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente të shkurtra deri e fortë kryesisht në bregdet.

Share This Article