Një vajzë në moshë të re humbi jetën në minutat e para të ditës së sotme në një aksident tragjik, që ndodhi në dalje të Tiranës.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë tha zyrtarisht se më datë 13.02.2026, rreth orës 00:00, në aksin rrugor “Vorë – Fushë-Prezë”, shtetasja E. E., rreth 23 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili është përplasur me barrierat anësore të rrugës.
Si pasojë, 23-vjeçarja ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.




