Protesta, Berisha: Shkurti është muaji që do çlirojmë Shqipërinë…

Jugulajm.net
1 Min Read

Kryedemokrati Sali Berisha ka marrë fjalën në protestën e thirrur nga PD, që po mbahet këtë pasdite te Kryeministria.

Gjatë fjalës së tij, për të pranishmit Berisha u shpreh se Edi Rama është sipas tij, një nga armikët kryesorë të Shqipërisë.

Ai thotë se nisur nga aferat dhe skandalet që kanë përfshirë qeverinë, muaji shkurt, është muaji që opozita do të çlirojë Shqipërinë nga regjimi aktual.

“Ky armik i egër na qeverisi për 45 vite pavarësisht krimeve të tij. Po sot çfarë po ndodh me Shqipërinë? Nëse shekullin e kaluar u mbajtëm peng 45 vite, në këtë shekull me një shpejtësi krejt tjetër Shqipëria përballet me pasoja akoma më katastrofike. Prandaj shkurti është muaji që do çirojmë Shqipërinë”, – tha Berisha ndër të tjera

Share This Article