EMRI/ Atentat i dështuar, 57-vjeçari pikas eksplozivin në makinë dhe njofton policinë

Jugulajm.net
1 Min Read

Një shpërthim i telekomanduar me lëndë eksplozive në një automjet është parandaluar mbrëmjen e djeshme në Vrinë të Bashkisë Konispol.

Mirash Gjikola, 57 vjeç, ka njoftuar Komisariatin e Policisë Sarandë se, në vendin e quajtur “Kthesa e Vrinës”, në aksin Shëndëlli-Vrinë, ka dëgjuar zhurmë të pazakontë në mjetin e tij dhe, pasi ka ndaluar, ka konstatuar një lëndë të dyshuar eksplozive.

Menjëherë drejt vendit të ngjarjes janë nisur forca të shumta policie, ndërsa më pas kanë mbërritur edhe ekspertë të krimeve të rënda nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, si dhe reparti anti-eksploziv i RENEA-s.

Nga informacionet paraprake, mësohet se në automjetin tip “Nissan” është konstatuar një sasi lënde eksplozive, e vendosur në sediljen e pasme të mjetit.

Share This Article