Gjatë kontrolleve fizike të kryera në IEVP-në në ambientet e dhomës së kontrollit, shtetasit S. P. iu gjet lëndë narkotike, e fshehur poshtë pjesëve intime.
Ngjarja ka ndodhur në IEVP-në e Fierit.
Shtetasi S.P., ishte paraqitur për një takim me një të dënuar me inicialet A.M., gjatë kohës që u zbulua lënda narkotike.
Njoftimi i policisë:
“Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi S. P. ishte paraqitur për të zhvilluar një takim me të dënuarin e sigurisë së zakonshme A. M., i akomoduar në dhomën nr. 10, sektori 5, godina C.
Në vijim të veprimeve procedurale, shtetasi S. P. u ndalua, u hartua dokumentacioni përkatës dhe u njoftua Prokuroria, si dhe Specialisti i SHKBB-së, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme ligjore.
Vijon kontrolli i plotë për sende të ndaluara, në kuadër të masave të sigurisë dhe verifikimeve procedurale.




