Humb jetën 44-vjeçarja, e mori rrjedha e lumit teksa…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një grua ka humbur jetën, pasi është marrë nga rrjedha e lumit.

Bëhet me dije se 44-vjeçarja B.P, në tentativë për të kaluar lumin, është marrë nga rrjedha e tij dhe për pasojë ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Selitë-Mal, Zall Bastar, dyshohet se gjatë tentativës për të kaluar lumin, shtetasja B. P., rreth 44 vjeçe, është marrë nga rrjedha e tij dhe për pasojë ka humbur jetën. Trupi i pajetë i 44-vjeçares është gjetur dhe nxjerrë nga lumi.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë, ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Share This Article