Shisnin dr*gë në Gjirokastër, arrestohen 10 persona

Jugulajm.net
2 Min Read

Policia ka arrestuar 10 persona të cilët shisnin kokainë dhe kanabis në lagje të ndryshme të qytetit të Gjirokastrës.

Në prangat e policisë kanë rënë M. Ll., 18 vjeç, K. R., 23 vjeç, M. R., 20 vjeç, D. A., 30 vjeç, A. P., 52 vjeç, A. M., 21 vjeç, A. C., 35 vjeç, M. N., 30 vjeç, D. R., 55 vjeç, dhe Xh. G., 22 vjeç.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. C., u gjet 1 armë gjahu, 1 pistoletë sportive, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe disa fishekë gjuetie, të cilat i posedonte pa leje; A. P., iu gjet lëndë narkotike kanabis, si dhe 3970 paketa me cigare, të dyshuara të kontrabanduara, pasi nuk ishin të pajisura me pullën fiskale; D. A., iu gjet 1 kilogramë e 05 gram lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Ndërkaq, të arrestuarve të tjerë, gjatë kontrolleve të banesave, iu gjetën doza kokaine dhe kanabisi, 2 palë targa, 1 aparat metal-kërkues, si dhe 4850 euro, të dyshuara të përfituara nga shitja e dozave.

Në vijim të veprimeve procedurale në kuadër të këtij operacioni, nisi procedimi në gjendje të lirë për 3 të tjerë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article