VIDEO/ Nis votimi për zgjedhjen e kryebashkiakut në Tepelenë

Jugulajm.net
1 Min Read

Në Bashkinë e Tepelenës ka nisur dhe po vijon normalisht procesi i votimit, ndonëse fillimisht kishte disa probleme të vogla.

Në disa prej Qendrave votimi nisi me vonesë për shkak se komisionerët e PD janë paraqitur me vonesë.

Janë në total 21 Qendra Votimi dhe rreth 12 mijë qytetarë me të drejtë vote.

Tepelena shkoi në zgjedhje të pjesshme, pasi Tërmet Peçi u zgjodh deputet, ndërsa për këtë bashki garojnë Gramoz Sako i PS dhe Gabriel Guma, i pavarur, i mbështetur nga PD.

Prej vitit 2011, Tepelena drejtohej nga Tërmet Peçi dhe e vetmja fitore e PD në këtë ka qenë në vitin 2007 me kandidatin Sevo Miçi.

Share This Article