Arrestohet 51-vjeçari, plagosi me thikë 48-vjeçarin

Jugulajm.net
1 Min Read

Policia e Shtetit arrestoi autorin e plagosjes me thikë të një shtetasi gjatë një konflikti të ndodhur në ”Rrugën e Dibrës”, Tiranë. Në pranga u vu shtetasi R. L., 51 vjeç.

Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin M. X., 48 vjeç, e ka goditur atë, me thikë. Shtetasi M. X. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e dyshuar e përdorur për plagosjen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article