LAJM I FUNDIT!! (EMRAT) 2 të vrarë me armë zjarri, ja detajet…

Jugulajm.net
2 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës, ku dy persona nga kanë humbur jetën si pasojë e një përplasjeje me armë zjarri në Manëz të Durrësit.

Sipas njoftimit të Policisë së Durrësit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:45 të datës 22 tetor 2025, pranë një karburanti në Manëz.

Fillimisht, pas një konflikti verbal për motive të dobëta, 33-vjeçari Flori Paluçi, ka qëlluar me armë zjarri ndaj 23-vjeçarit Aranit Kurti, duke e lënë këtë të fundit të vdekur në vend.

Më pas, autori i dyshuar i vrasjes së parë, shtetasi F. P., është qëlluar me armë për vdekje nga 21-vjeçari D. P., i cili është shpallur në kërkim nga Policia.

Të dy viktimat janë nga Manza e Durrësit ndërsa policia po vijon kontrollet intensive për kapjen e D. P.-së, ndërsa një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë konflikt me pasoja të rënda.

Njoftimi i policisë

“Rreth orës 01:45 të datës 22.10.2025, në Manëz, pranë një karburanti, pas një konflikti dyshohet për motive të dobta, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit A. K., 23 vjeç, dhe F. P., 33 vjeç, të dy banues në Manëz.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, dyshohet se shtetasi F. P. është vrarë me armë zjarri nga shtetasi D. P., 21 vjeç, banues në Manëz, ndërsa shtetasi A. K. dyshohet se është vrarë nga shtetasi F. P.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive për kapjen e shtetasit D. P.

Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe administrimin e çdo prove, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit”, thuhet në njoftim.

Share This Article