EMRAT/ Dërgohen për gjykim 20 zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë, akuzohen për…

Jugulajm.net
1 Min Read

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 20 nëpunës publikë, të akuzuar për shpërdorim detyre në bashkëpunim, në dëm të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Sipas njoftimit zyrtar, hetimet lidhen me procedurat e zhvilluara gjatë viteve 2016–2017, në kohën kur dikasteri drejtohej nga përfaqësues të LSI-së. Bëhet fjalë për procedura që kishin të bënin me menaxhimin e fondeve për luftimin e karkalecit dhe sëmundjeve të gjedhëve.

Të pandehurit që pritet të përballen me drejtësinë janë:
Mimoza Kita, Erola Halili, Gavrosh Xhindoli, Imir Alla, Adra Gjingecaj, Lulzim Konçi, Elida Palluqi, Luan Hajno, Merita Petushi, Edi Fero, Aldin Lika, Ermira Riznavolli, Ismet Bici, Arjan Zeqiri, Alfred Gjonaj, Sotiraq Papa, Alketa Ikonomi, Alma Dhrako, Kristaq Nica dhe Admir Ago.

Sipas akuzës, këta ish-zyrtarë dyshohet se kanë kryer parregullsi në procedurat administrative dhe financiare, duke shkaktuar dëm ekonomik në buxhetin e shtetit.

Share This Article