Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, për vlerësim aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Çarçovë-Tre Urat”, shtetasi J. L., 32 vjeç, banues në Këlcyrë, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 32-vjeçari dhe pasagjerja në automjetin e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




