Kreu i SPAK Altin Dumani, gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve ka listuar disa problematikat që janë hasur gjatë vitit 2024. Përveç presionit nga faktorë të jashtë, si faktorë politikë, mediatike e nga grupet kriminale, Dumani kërkoi ndryshime ligjore për ruajtjen e kriptovalutave.
Dumani theksoi se ekstradimi i shtetasve nga Emirateve e Bashkuara Arabe në Shqipëri, ka qenë problematike, gati e pamundur, të cilët ishin në kërkim për çështje kriminale në llogari të SPAK. Ndër të tjera ai tha se gjatë vitit 2024 SPAK ka konfiskuar 11 milion euro pasuri në kripto.
“Presioni i jashtë nga faktorë të jashtëm politikë, mediatike dhe krimi i organizuar, që kërcënon integritetin e prokurorëve dhe që cenojnë vijimësinë e hetimeve. Përfundimi elektronik i çështjeve është ende në proces. SPAK bën 6 vite dhe është e nevojshme ngritja e një njësie analize. Kompetencat për njohjen e kompetencave të huaja janë problematike, ekstradimet nga jashtme, pasi këto kompetenca i takojnë Prokurorisë së Përgjithshme.
Ekstradimi i shtetasve nga Emirateve e Bashkuara Arabe në Shqipëri, ka qenë problematike, gati e pamundur, të cilët ishin në kërkim për çështje kriminale në llogari të SPAK. Ndryshime ligjore sa i takon ligjit 1902, sa i takon ruajtjes së kriptomonedhave, pasi ne si institucion nuk kemi një portofol për të ruajtur kriptomonedhat në kriptovalutave të sekuestruara. Vetëm gjatë vitit 2024 kemi konfiskuar 11 milion euro pasuri në kripto. Jemi në proces të grirjes së një shume më të madhe se 11 milionë euro, jemi në proces për sekuestrim, po kemi vështirësi,” tha Altin Dumani.




