Aksident në autostradë, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e kësaj së hëne në autostradën “Vlorë-Levan”, pranë fshatit Panaja.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përmbysur pas një përplasjeje me barrierat mbrojtëse të segmentit rrugor.

Si pasojë e përplasjes, automjeti ka pësuar dëmtime të mëdha dhe një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të siguruar sigurinë në zonën e përfshirë. Policia po merr në pyetje dëshmitarët dhe po kontrollon kamerat e sigurisë për të kuptuar me saktësi dinamikën e ngjarjes.

Për momentin, identiteti i viktimës dhe i personit të plagosur nuk është bërë i ditur, ndërsa ndihma e shpejtë ka transportuar të plagosurin në spital për trajtim mjekësor.

Share This Article