SPAK arreston 2 punonjës të IMT, 2 të tjerë në kërkim, ja arsyeja…

Jugulajm.net
1 Min Read

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK dhe policia raportohet se kanë ndërmarrë një operacion për goditjen e korrupsionit në radhët e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit.

Mësohet se nga ky operacion janë vënë në pranga dy punonjës të IMT ndërsa janë shpallur në kërkim 2 të tjerë.

Ky operacion ka ardhur pas një denoncimi në polici se këta punonjës merrnin ryshfet nga biznese të ndryshme për t’i favorizuar në zbatimin e ambienteve publike, duke lejuar ndërtime të paligjshme.

Share This Article