LAJM I FUNDIT (FOTO) Aksident, “Benzi” del nga rruga dhe përmbyset, 3 të plagosur

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e quajtur “Qafë Koshovicë”, Fier, ku një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Në mjet ndodheshin katër persona, nga të cilët tre kanë mbetur të plagosur.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Share This Article