Urdhëri i Ramës: Kantieret e ndërtimit do pajisen me kamera 24 orë dhe GPS, dritat dhe ujit do të lëshohen vetëm nëse…

Jugulajm.net
2 Min Read

Kryeministri Edi Rama paraditen e kësaj të premte ka shpalosur të gjitha masat që qeveria do të marrë me qëllim mbrojtjen e territorit por dhe të qytetarëve.

Nga Durrësi, aty ku dhe është duke zhvilluar një mbledhje me të gjithë kryebashkiakët e vendit, kreu i qeverisë tha se të gjitha kantieret e ndërtimit do të duhet të pajisen me kamera 24 orë dhe me GPS me qëllim që institucionet të ndjekin në kohë reale aktivitetin e tyre.

“Të gjitha ndërtimet që kanë impakte në jetën e lagjeve gjatë kohës së ndërtimit dhe flasim për ndërtime që nuk i lejojmë që të kalojnë kufijtë e lejeve që kantieret të pajisen të gjitha me kamera online 24 orë dhe të ndiqen në kohë reale nga forcat e inspektimit.

Të gjitha llojet e kaniterit të pajisen me GPS në mënyrë që të monitorohet i gjithë trafiku i tyre edhe në funksion të hedhjeve të mbetjeve të kantierit dhe në funksion të materialit që hyjnë dhe dalin nga kantierët ku ka evazion të konsiderueshëm në raste të caktuara”, tha Rama, teksa theksoi se ashtu sikurse të gjitha vendet e botës, arkitektët të cilët bashkëpunojnë me ndërtuesit dhe shkelin ligjin atëhere nuk do të “gëzojnë licencën e tyre”  dhe do të përballen me pasoja të natyrës penale.

Një masë tjetër e cila sipas kryeministrit do të merret në vijim pa të bëjë me lidhje ne ujit dhe të dritave.

Ai theksoi se asnjë ndërtim që nuk disponon lejen e ndërtimit zyrtarisht nuk do të marrë miratimin e strukturave përkatëse dhe nuk do të mund të furnizohen me ujë dhe drita.

Share This Article