LAJM I FUNDIT/ Aksident, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, dyshohet për 1 viktimë

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në aksin rrugor Shkodër–Muriqan.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe as numri i saktë i të lënduarve, por paraprakisht dyshohet për një viktimë.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur dy autoambulanca, të cilat po ofrojnë ndihmën e pare.

Autoritetet janë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Share This Article