Shpallet në kërkim 51-vjeçari, qëlloi me armë drejt banesës së ish-kunatit

Jugulajm.net
1 Min Read

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim një 51-vjeçar, pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së vëllait të ish-bashkëshortes së tij, për shkak të një konflikti familjar.

Pas denoncimit të shtetasit E. Ç., 30 vjeç se në drejtim të banesës së tij ishte qëlluar me armë zjarri Policia e Mirditës identifikoi dhe shpalli në kërkim autorin e dyshuar shtetasin L. V., 51 vjeç, banues në fshatin Nerfushaz.

Shtetasi L. V., ishte shpallur në kërkim një ditë më parë, pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj të njëjtit person.

Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article