Itali, arrestohen 2 shqiptarë, u kapën me 500 mijë euro kokainë

Jugulajm.net
1 Min Read

Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e Guardia di Finanza në Perugia të Italisë, pasi ju kapën kokainë me vlerë gjysmë milionë euro.

Gjatë kontrollit, efektivët vunë re një gjendje dyshimi për shkak të nervozizmit të dy personave dhe kundërshtimeve në deklarimet e tyre lidhur me identitetin dhe arsyejen e qëndrimit në atë vend.

Nga verifikimet në databazën e forcave të rendit u zbulua se njëri prej tyre kishte precedentë të shumtë për çështje të drogës dhe ishte në kërkim nga autoritetet italiane, për shkak të urdhërarresteve të nxjerra në vitin 2021 nga gjykata e Perugias.

Gjatë kontrollit në automjet u gjet një çantë plastike brenda kabinës, që përmbante 5 pako kokainë me peshë totale 4.6 kilogramë.

Vlera e drogës së sekuestruar në tregun me shumicë kap rreth 150 mijë euro, ndërsa pasi të përpunohej dhe shitej në rrugë, do të kishte fitim prej mbi 500 mijë eurosh.

Share This Article