LAJM I FUNDIT/ Mbytet 56-vjeçari, dyshohet se…

Jugulajm.net
1 Min Read

Policia e Shtetit njofton se mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:55, është informuar nga qytetarët se në rezervuarin e fshatit Gëziq, Mirditë, dyshohet se është mbytur shtetasi N. N., 56 vjeç, banues në të njëjtin fshat.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se 56-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Për kërkimin e trupit janë angazhuar polumbarët e Forcave Speciale RENEA.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Share This Article