Trajneri i Shqipërisë, Sylvinjo do të bëjë publike listën zyrtare me futbollistët, që do të grumbullohen për finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” në orën 16 të datës 27 maj.

Lojtarët fillimisht do të mblidhen në Shqipëri e më pas në fund të muajit maj do të udhëtojnë drejt Austrisë.

Kuqezinjtë do të luajnë më 3 qershor ndaj Lihtenshtejnit, e 4 ditë më pas ndaj Azerbajxhanit në “Haladás Sport-komplexum” në Hungari.

Më datën 8 qershor, kombëtarja do të udhëtojë drejt Gjermanisë, e do të nisë përgatitjet për finalet e Europianit.

Sfida e parë e kuqezinjve do të jetë më 15 qershor kundër Italisë në “Iduna Park” të Dortmundit.