Personi që shihni në foto është Vladimir Topjana, 43-vjeçari që mbeti në mbrëmjen e dielës në Itali. Në pranga si autor është një 30-vjeçar, gjithashtu shqiptar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur për një lokal në Fontanafredda. Sipas informacioneve, autori është nga Fushë-Kruja, ndërsa është ndaluar edhe babai i tij.
Sipas asaj që bëjnë me dije mediat italiane, viktima Vladimir Topjana, kishte dalë për të parën ndeshjen Roma-Juventus në një lokal, së bashku me djalin e tij 17-vjeçar.
Autori i zbuluar, një 30-vjeçar shqiptar, ka ardhur pranë lokalit me një “Audi” dhe në debatin e sipër me Topjanën, e ka qëlluar me armë zjarri.
Klientët e lokalit që ndodhi konflikti kanë tentuar të ndajnë dy shqiptarët, por më kot, pasi 30-vjeçari ka mjekuar armën dhe ka qëlluar tre herë bashkatdhetarët e tij, duke e lënë të vdekur në vend, pasi një plumb e ka qëlluar në kokë.