Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:50, në vendin e quajtur “Ura e Vocit” në Bulqizë. Shtetasi S.H., 64 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë, ka humbur kontrollin mbi automjetin e tij, duke shkaktuar përplasjen e këmbësores H.M., 59 vjeçe, e cila ka vdekur në vend.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për të vijuar me veprimet e mëtejshme, ndërsa grupi hetimor është në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.