Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fier- Libofshë.
Një motomjet është përplasur nga një automjet tip “Opel”, ku si pasojë e përplasjes së fortë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier.
Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia dhe grupi hetimor që po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Ky aks rrugor njihet si njollë e zezë për aksidentet, ku përfshihen motomjetet pasi ka patur raste të shpeshta.