Procedohet 47-vjeçari, tentoi të fuste në Shqipëri 11 mijë euro të padeklaruara

Jugulajm.net
1 Min Read

Seksioni për Hetimin e Krimeve në DVKM Gjirokastër, referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. K., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në hyrje të RSH-së, gjatë kontrollit në çantë iu gjetën 11 000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article