Një 30-vjeçar u plagos dhe u dërgua në spital në Tiranë, pas një sherri mëngjesin e së dielës në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Endri Mera 30 vjeç është konfliktuar me Geldian Daullçiun 35 vjeç roje në një parking, i cili e ka goditur me bërryl në fytyrë, duke e lënë pa ndjenja.
Autori i sulmit është arrestuar për vrasje me dashje të mbetur në tentativë, teksa 30 vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa ka vënë në pranga për për veprën penale “Vrasja me dashje”, rojen Geldian Daullçiu.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin Gledian Daullçiu., 35 vjeç, banues në Tiranë, (roje në një parking në zonën e Ish-Bllokut), për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 76 e 22 të Kodit Penal.
Ky shtetas dyshohet se ditën e sotme, rreth orës 06:30, në rrugën “Pjetër Bogdani”, pas një debati, ka goditur me bërryl në fytyrë shtetasin Endri Mera, 30 vjeç, i cili ka rënë në tokë pa ndjenja dhe është dërguar në spital, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.