Një tragjedi ka ndodhur sot në lagjen “Zim Zenel” të Krujës, ku një 45-vjeçar, ka humbur jetën.

Ngjarja ndodhi ndërsa ai po ngjitej në një pemë për të marrë fiq, por fatkeqësisht u prek nga korrenti që kishte elektrizuar pemën.

Sipas informacioneve dyshohet se shkaku i këtij incidenti tragjik është lidhur me kabujt e firmave të internetit, të cilët janë vendosur në mënyrë të pakontrolluar në rrjetin elektrik të zonës.

Kjo gjë ka rezultuar fatale për 45-vjeçarin, duke e çuar në humbjen e jetës.