Vapa ka shkaktuar humbjen e jetes se nje te moshuari ne Memaliaj.

S.M. 72 vjeç, eshte gjendur i pajete para 1 ore nga te afermit e tij ne nje parcele te mbjelle.

Ngjarja ka ndodhur ne qytetin e Memaliajt dhe duket se i moshuari ka nderruar jete si pasoje e temperaturave te larta te ajrit mengjesin e sotem.

Sipas verifikimeve te kryera nga grupi hetimor i moshuari nuk kish shenja dhune, qe te mund te dyshohej per ndonje vrasje.

Konfirmohet se vdekja ka ardhur si pasoje e temperaturave dhe te nxehtit saharian.