Këtë të shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, si rezultat i depërtimit gradual të masave ajrore të nxehta.
Shkak është aktiviteti i Anticiklonit Afrikan mbi një pjesë të europës qëndrore dhe kryesisht atë lindore- juglindore.
Në këtë mënyrë moti për ditën e shtunë parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, si dhe vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës.
Era do të fryjë kryesisht e lehtë me drejtim veriperëndim – jugperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-4 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës në mesditë dhe pasdite ajo fiton shpejtësi deri në 6 m/s.