Një person ka mbetur i vdekur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit, teksa është goditur me thikë për vdekje nga një 39-vjeçar.

Siç bëhet me dije është arrestuar autori i vrasjes, Xhulian Miho, i cili ka ka goditur me thikë bashkëjetuesin e ish-bashkëshortes, Xhimi Baka, 23 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, shtetasi Xh. M., 39 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. B., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Xh. M., dhe  po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.