VIDEO/Festa e rakisë në Gjirokastër mbledh pijedashësit nga gjithë vendi

Jugulajm.net
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Festa e rakise per here te pare organizohet si feste lokale tradicionale ne Gjirokastër.

Në Pazarin Karakteristik u improvizua këndi i nxjerrjes së rakisë së bashku me elementë e tjerë të këtij riti të veçantë të traditës sonë popullore

Prodhimi i rakisë artizanale trashëgohet në breza në familjet gjirokastritë madje edhe vajzat dhe gratë e ushtrojnë këtë traditë shprehet Lorena Toti. Zona e Gjirokastrës spikat për llojet e ndryshme të rakisë si rakia e rrushit, manaferrës, dëllinjës, etj të cilat kanë edhe vlera kurative.

Turistët kryesisht të huaj, edhe në rastet kur nuk janë konsumatorë të alkoolit, sërish shfaqin shumë interes për të njohur procesin e prodhimit të pijes më të famshme shqiptare.

Përgjatë kësaj vere në zonën muzeale në Gjirokastër po organizohen aktiviteteve të shumta kulturore dhe traditës me qëllim nxitjen e turizmit

Share This Article