Armand Nelaj, 52 vjeç, është identifikuar si viktima e shpërthimit të djeshëm në Sarandë.
Nelaj ishte biznesmen prej 13 vitesh, pronar i një kompanie të mjeteve të rënda të ndërtimit. 52-vjeçari ndërroi jetë pas një shpërthimi në det, rreth orës 22:00 të 24 qershorit në Sarandë.
Shpërthimi mbetet ende i papërcaktuar.
Polumbarët kanë gjetur sot në thellësinë e detit pranë vendit të ngjarjes copa metalike, qe dyshohet se i përkasin mjetit lundrues në të cilin dyshohet se ndodhej viktima, megjithatë nuk është arritur të saktësohet se për çfarë mjeti bëhet fjalë.
Grupi hetimor është duke punuar intensivisht për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.