Moti sot…

Jugulajm.net
1 Min Read

Këtë të enjte, vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira, të cilat në orët e pasdites pritet të jenë deri të dendura.

Në jug të vendit hera-herës, vranësirat në mesditë dhe pasdite do të pasohen nga reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në orët e vona të mbrëmjes reshjet lokale të shiu do të prekin edhe pjesërisht qendrën e vendit.

Era parashikohet të jetë nga jugperëndimi me shpejësi mesatare deri në 8m/sek, me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 16 deri 30°C;

në zonat e ulëta 17 deri 35°C;

në zonat bregdetare 20 deri 33°C.

TAGGED:
Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur