Jep dorëheqjen nga posti i kryetares së bashkisë Himarë, Blerina Bala.

Raporton se dorëheqja është zyrtarizuar pak minuta më parë.

Vetë zonja Bala është shprehur, se dorëheqjen e ka dhënë për arsye personale.

Tashmë sipas ligjit për funksionimin e pushtetit vendor, do të jetë Këshilli Bashkiak i Himarës që do të mblidhet për të votuar dhe komanduar një tjetër kryetar.

Blerina Bala u zgjodh drejtuese e re e bashkisë së Himarës, me 15 vota pro në Këshillin Bashkiak, pasi Fredi Beleri dhe Jorgo Goro janë në burg.

Bala ka qenë anëtare e Partisë Socialiste dhe nënkryetare për disa kohë në bashkinë e Himarës.