Ngjarjet e rënda këtë të hënë nuk kanë fund.
Në Tiranë, në zonën e 21 Dhjetorit është gjetur një grua e pajetë.
Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se gruaja, e idenifikuar si Rafije Abedini është gjetur me gërvishtje dhe njolla në fytyrë.
Ka dyshime se ajo vuante nga Parkinsoni dhe prej disa javësh ishte e vetme në shtëpi.
Hetimet e mëtejshme do hedhin dritë mbi këtë ngjarje të rëndë.