Ervin Karamuço paralajmëron tjetër “furtunë” në Policinë e Shtetit.
Pas ndërhyrjes në sistemin “TIMS”, profesori i njohur i Fakultetit të Drejtësisë ka bërë me dije se një tjetër skandal pritet të dalë në dritë në ditët në vijim.
Bëhet fjalë për dhënien e gradave për këtë institucion të rëndësishëm, ku sipas tij është konsumuar vepra penale “Shpërdorimi i Detyrës”.
“Pas Ngjarjes së shëmtuar të vjedhjes së të dhënave nga sistemi TIMS, një tjetër skandal i madh pritet të dalë në dritë për Policinë e Shtetit. Shpërdorimi i detyrës në dhënien e gradave, do jetë një tjetër dosje prokurorie”, shkruante Karamuço në “Facebook”-un e tij.
Pritet të shihet se çdo të ndodhë, ndërsa kujtojmë që për ndërhyrjen në sistemin TIMS është marrë i pandehur, drejtori i IT-së, Ervin Muça.