Uniformat blu kanë vendosur në pranga një 59 vjeçar me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Viktor Leki u arrestua në Durrës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti fqinj.
Gjykata e Leçes, Itali, me vendimin e datës 06 mars 2018, e ka dënuar me 8 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e narkotikëve”.