Këtë të enjte vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, si pasojë e masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë jugperëndimore (afrimi gradual i Anticiklonit Afrikan).
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, si dhe me vranësira të pakta deri mesatare kalimtare, kryesisht në mesditë dhe pasdite dhe të larta transparente.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 7-10 m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 4 deri 16°C;
në zonat e ulëta 6 deri 22°C;
në zonat bregdetare 9 deri 20°C.