Pala greke i ka bërë me dije asaj shqiptare se gjatë 48 orëve të grevës së datave 2-4 Prill, do të ketë një ndryshim lidhur me lëvizjen e mjeteve të vogla të cilët do të lëvizin një orë gjatë 4 orëve.
Pra një orë për mjetet e vogla do të ketë hyrje – dalje normale ndërkohë që 3 orë të tjera trau ulet në të dyja anët e kufirit.
Kushtet e tjera të paralajmëruara mbeten të njëjta, që do të thotë se nga data 2-4 Prill nuk do të lejon hyrje daljet e automjeteve të tonazheve të rënda, të autobusëve dhe shërbimit taksi.
Policia greke ka bërë me dije se oraret e punës janë (me orën greke)
02/04/2024
06:00-07:00
10:00-11:00
14:00-15:00
18:00-19:00
22:00-23:00
03/04/2024
02:00-03:00
06:00-07:00
10:00-11:00
14:00-15:00
18:00-19:00.