Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me mot me kthjellime, si dhe vranësira mesatare e kalimtare, kryesisht përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina fiton shpejtësi 7-11m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2ballë.
Gjatë ditës së sotme temperaturat më të lartë do shënohen në Berat me 21 gradë.
Ndërkohë, temperaturat më të ulëta do të shënohen në Korçë dhe Tropojë me 3 gradë.