Një 71-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.
I moshuari është gjetur pa shenja jete nga bashkëshortja e tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:15, në fshatin Perondi, Kuçovë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 26.02.2024, rreth orës 13:15, në fshatin Perondi, Kuçovë është gjetur nga bashkëshortja pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur shtetasi H. B., 71 vjeç.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.