Në një operacion policor në El Guabo të provincës El Oro në Ekuador, u sekuestruan 122 pako kokaine, disa prej tyre kishin të stampuar flamurin shqiptar. Droga kap në treg vlerën 7.3 milionë dollarë.
Në prangat e policisë ka rënë 37-vjeçari Jonathan M., i cili u arrestua pasi transportonte drogën me një kamion.
Operacioni u zhvillua në orët e para të 15 shkurtit, ku agjentët e Policisë Kombëtare të El Guabo vunë re qëndrimin e dyshimtë të drejtuesve të dy kamionëve dhe një furgon dhe u dhanë atyre udhëzime për të ndaluar.
Shoferët nuk ndaluan dhe tentuan të largoheshin me shpejtësi. Ndërsa përpiqej të arratisej, njëri nga kamionët u përplas me një fabrikë bananesh në sektorin Santa Lucía dhe shoferi iku mes plantacioneve.
“Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën thasë me drogë me shenjën ‘JP’ dhe logon e mafias shqiptare.
Gjatë kontrollit në zonë, ata arritën të kapnin Jonathan M., i cili kishte me vete 2090 dollarë”, shkruajnë mediat vendase.