Amnistia në burgje/ Zbulohet arsyeja se pse të liruarve do t’u merret një kampion AND-je

Jugulajm.net
1 Min Read

Drejtoria e Përgjithashme e Burgjeve i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Policisë së Shtetit në lidhje me mënyrën si do të kryhet amnistia në burgje.

Mësohet se të gjithë personave që do të përfitojnë nga amnistia, përpara se të shkojnë përpara familjeve të tyre, do t’u merret një kampion AND-je, i cili më pas do të administrohet nga Policia e Shtetit.

Ky kampion do të merret në mënyrë që të jetë i krahasueshëm për ngjarje kriminale të tjera, që mund të kryhen nga personat që përfituan nga amnistia.

Më 5 dhjetor, qeveria miratoi në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, një projektligj për amnistinë për të burgosurit, ku në total përfitojnë rreth 600 persona.

Share This Article