Policia italiane ka vënë në pranga babë e bir me kombësi shqiptare, përkatësisht 50 dhe 30 vjeç, të cilët goditën disa herë me thikë një 47-vjeçar italian, duke i shkaktuar plagë të shumta.

Italiani ndodhet i shtruar në spital, ndërsa ngjarja ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje mes këtij të fundit me babë e bir.

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, pas mesnate, në qendër të Ariccia, Borgo Garibaldi, pranë lokalit që menaxhojnë dy shqiptarët.

Babë e bir tashmë ndodhen në burg dhe akuzohen për tentativë vrasjeje.