Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në aksin rrugor “Gosë-Vilë Bashtovë”, në Kavajë.
Shtetasi me iniciale B. Th., 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë makina ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.
Nga aksidenti fatkeqësisht ka humbur jetën shoferi 28-vjeçar.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.