EMRAT-FOTO/ 46 vjeçarja humb kontrollin e automjetit dhe del nga rruga në aksin ‘Levan- Tepelenë’, 3 të plagosur

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 17:55, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Cakranit”.

Mësohet se shtetasja Alketa Lazaj, banuese ne Tiranë, 46 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar shtetasja Vitori Lazaj, 70 vjeçe, nëna e saj, shtetasi Ardian Ahmetaj, 46 vjeç, banues në Itali, (kunati i saj), si dhe vetë ajo.

Njoftimi i policise: 

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 17:45, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Cakranit”, shtetasja A. L., 46 vjeçe, banuese në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar shtetasja V. L., 70 vjeçe, e cila ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve si edhe po kryen ekzaminimet mjekësore shtetasi A. A., 46 vjeç dhe drejtuesja e mjetit.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur